Rama: Për drejtësinë është hapur ‘porta e re’! PS garanci për zhvillim, vota nuk është biletë për stadium as çështje zemre

13 Mars, 19:16 | Përditesimi i fundit: 2024-03-13 19:16:37

Kryesocialisti Edi Rama vijon me takimet në terren në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste. Kësaj radhe, Rama u ndal në Pogradec ku në takimin me anëtarët e organizatave socialiste tha se është e rëndësishme që PS të hapet edhe më shumë dhe të kapërcehen kufijtë partiakë.