Rama prezanton projektin ‘Lungomare 3’: Fillimvitin e ardhshëm ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor

28 Tetor 2021, 09:22

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetin social Facebook projektin ‘Lungomare 3’.

Kreu i qeverisë njofton se në fillim të vitit të ardhshëm do të ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social.