Rama reagon ndaj akuzave të Ahmetajt: Ndihet viktima të forcave të errëta! Çdokush që ka çështje me drejtësinë do të përballet me të

11 Shkurt, 16:42

Për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni shumë të sigurtë që leximin e opinionit të qytetarëve dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër. Prej shumë vitesh kemi instrument shkencorë përmes të cilët kuptojmë opionin qytetar. Zhvillojmë fokus grupe, cfarë kritikash kanë ata për ne. për qytetarët mos u shqetësoni, ata janë shumë të qartë, madje më të qartë sesa ne, e se ju (gazetarët) po e po. Qytetarët dinë shumë mirë ti ndajnë brockullat nga thelbi. Pyetja që bëni është e tëpërt e kotë e ka një përgjigje. PS unë e të gjithë ne nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë. Cdokush që ka cështje me drejtësinë do të përballet me të. Ka një gjë që.. ata ndihen viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera por nuk është fare për mua apo për ne të shpejgojmë këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë ti zgjidhë me drejtësinë.