Rama rrëfen peripecitë pas operacionit në QSUT: Të nesërmen duhet të rrija në këmbë për të pritur sulltanin

19 Tetor, 10:44

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për ndërhyrjen kirurgjikale që kreu në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për hernien inguinale, duke rrëfyer peripecitë që iu desh të kalojë.

Në podkastin “Flasim”, Rama u shpreh se duhet të qëndronte 3 ditë pushim, por e kishte të pamundur pasi duhet të priste presidentin turk Erdogan në Tiranë dhe më pas të udhëtonte drejt Hungarisë dhe në Luksemburg për të hapur grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Për arsye shëndetësore, kryeministri Edi Rama thotë se e ka pasur të pamundur të jetë në studiot televizive për të treguar se sa e rëndësishme ishte data 15 tetor, kur Shqipëria dhe BE-ja hapën kapitujt negociues për çështjet themelore.

    No videos found.