Rama: Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të diskutojë për planin e BE për të mbështetur Ballkanin Perëndimor

26 Shtator 2023, 10:16

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në ministerialin euro-ballkanik të ministrave të Ekonomisë në Tiranë tha se ka ardhur koha që të mendojmë jashtë kornizave të kufijve. Kryeministri Rama u shpreh se në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë do të diskutohet plani i BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor.