Rama: Shqipëria do ketë flamurin e parë në BE, kemi vendin e nderit në panarin e turizmit në Berlin

28 Shkurt 2025, 22:28 | Përditesimi: 28 Shkurt 2025, 22:28

Kryeministri Edi Rama nga takimi me asambletë socialiste të njësive 1, 2, Pezë, Ndroq, Vaqarr u ndal edhe tek anëtarësimi i vendit në BE.

Ai tha se futja e Shqipërisë në BE është ngritja e dytë e flamurit pas atij në 1912.

Kryeministri u ndal edhe tek panairi i turizmit në Berlin për të cilin tha se Shqipëria do të ketë vendin e nderit në këtë panair.

‘Anëtarësimi në BE është ngritja e dytë e flamurit pas ngritjes në 1912. PS do ta bëjë shtetin demokratik europian, Shqipëria do ketë flamurin e parë në BE, se na bie të jemi të parët, se e kemi “Albania”. Ne ja kemi ngritur kokën të gjithë shqiptarëve dhe s’na shohin më nga lart poshtëm dhe kjo ka sjell që të bëhemi destinacion turistik. Të hënën do jemi në panairin në Berlin dhe Shqipëria ka vendin e nderit në panairin e turizmit në Berlin, 10 vite më parë nuk bënte vaki’, tha ai.

r.k./Shqiptarja.com