Ndryshime në qeveri? Rama: Prisni dhe pak ditë! Zgjedhjet e parakohshme, thashetheme! Për 'Belerin' Greqia të thotë ç'të dojë, s'ndërhyjmë tek drejtësia

25 Gusht 2023, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2023-08-25 18:20:52

Aludimet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, shefi i qeverisë Edi Rama, i mohoi kategorikisht, duke i cilësuar si thashetheme poshtë çadrës së plazhit në këto ditë fundgushti, ndërsa la të hapur mundësinë e riformatimit të qeverisë, e megjithatë për këtë duhet të presim Asamblenë e PS-së që pritet të mblidhet në fillim të shtatorit.