Rama: Shqipëria në BE brenda 2030, ky është fiksimi im në kokë si gozhdë! Në mars e prill hapim dy grupkapituj të rinj

18 Shkurt 2025, 09:26 | Përditesimi: 18 Shkurt 2025, 09:26

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zgjedhjet e 11 majit janë vendimtare për Shqipërinë 2030 dhe ecurinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama ftoi shqiptarët e diasporës të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa shpjegoi edhe hapat që duhen ndjekur për t’u regjistruar.

...BE nuk i hap derë askujt që nuk është gati për të kapërcyer pragun. Ne kemi hapur disa dyer dhe dy dyer të reja vetëm në fund të janarit e fillim shkurtit. Kemi marrë letrën e do të hapen në mars e prill ” tha Rama në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale.

Fiksimi në kokë  si gozhdë që e kam marrë të përpjetën duke sfiduar ish kreun e PS-së e mikun tim të kahershëm Fatos Nanon e sfiduar bufin e kënetës. Një fotografi me të cilën zgjohem e fle. Fotografia ku Albania të shkruhet në tryezën e Këshillit Europian. Ku të ulemi për të mos u ngritur më. E të them misioni u përmbush. 

r.k./Shqiptarja.com