Rama: Shumë shpejt nis ndërtimi i resortit të parë të skive! Do jetë në Korçë, investitorët nga Austria

14 Shtator, 10:03

Në episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” kryeminstri Edi Rama zbuloi dhe projektin për ndërtimin e një resorti për skitë në Korçë.

Rama zbuloi detaje dhe se kush janë investorët dhe arkitektët

Së shpejti me ndihmën e zotit, se nuk merret vesh çfarë ndodh të nesërmen në këtë jetë, por së shpejti do të nisim Resortin e parë të skive në zonën e Korçës. Është një projekt fantastik nga një grup investitorësh shumë seriozë nga Austria. Arkitektët janë austriakë, autorët e resorteve më të famshme të Austrisë e Zvicrës.

Ky do të jetë resporti i parë i skive. Synimi i qeverisë është që Shqipëria të kthehet në një vend turistik dhe për sezonin e dimrit.