ZVICËR- Shqipëria dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili njofton se marrëveshjen e ka nënshkruar me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, shkruan Rama.
Takimi është zhvilluar sot, 21 janar, në Davos, ku dy kryeministrat po marrin pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror.