Vijon tashmë puna për ndërtimin e portit të Durrësit dhe atij të Vlorës.
Këtë e bëri të ditur, kryeministri Edi Rama nga promovimi i Kalendarit Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, artistike dhe të traditës nëpërmjet aplikacionit TEA.
“Ka filluar puna për portin turistikë të Durrësit, Vlorës, jemi dhe jemi optimist me hapjen e porteve turistike kuadri do jetë i plotësuar dhe do të kemi një rritje shumë të ndjeshme të numrit të vizitorëve, sepse nuk është numri që na intereson, por të ardhurat nga këta vizitorë. Rritja e numrit e kontratave të hoteleve me 5 yje është domethenëse, sepse vite më parë nuk mendohej kjo gjë”, tha ai.