Rama: Vota e 11 majit është vendimtare! Do jetë fundi i historisë së kënetës me një buf që ka marrë peng opozitën

18 Shkurt 2025, 08:40 | Përditesimi: 18 Shkurt 2025, 13:58

Kuvendi miratoi dje ndryshime në Kodin Zgjedhor për të lehtësuar votimin e diasporës dhe shqiptarëve nga jashtë vendit në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit. Ndryshimet ligjore sigurojnë mbulimin e gjithë shpenzimeve postare për çdo fletë votimi nga jashtë vendit, si dhe numërimin e tyre nga një komision dypartiak.

Kryeministri Edi Rama ftoi diasporën të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për ti dhënë fund asaj që e quan kënetë që po mban peng vendin.  

“Vota e 11 majit është vendimtare për Shqipërinë e 2030. Brenda mandatit të katërt brenda 2030 të ngremë flamurin kuq e zi në BE, ndërkohë që këtu zien kazani me ujin e kënetës e bufin e kënetës që fryn zjarret e së shkuarës. 11 maji do të jetë fundi i fundit të historisë së kënetës me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si hije mallkimi që prej 1912 Shqipërisë mbi kokë ” tha Rama në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale.

r.k./Shqiptarja.com