Rama-Erdogan: E fituat bastin për spitalin memorial të Fierit! Shqiptarët nuk ju harrojnë për tre momente të rëndësishme që na u gjendët pranë

20 Shkurt, 19:05

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me Erdogan e falenderoi për mbështetjen ndaj Shqipërisë ndërsa nënvizoi tre momente kyçe.

"Shumë faleminderit për fjalët të një miqësie të posaçme, por e kam të pamundur të mos bëjë një sqarim. Zoti president ne nuk kemi vënë bast për spitalin, sepse në Turqi janë të ndaluara me ligj, ndërsa në Shqipëri lejohen vetëm online. Ju e fituat bastin me shqiptarët për spitalin.  Ai spital ishte investimi i parë publik në botë me 3 milion supervizorë ditë për ditë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Dua tu falënderoj për mikpritjen e dua të them ndoshta duke e përsëritur por besoj se sa herë flitet në këtë nivel për marrëdhëniet me Shqipërinë shqiptarët Shqipëria Kosova nuk mund të harrojnë tre gjëra që mbeten në kujtesën tonë për sot dhe për nesër. E para falë jush dhe qeverisë tuaj Kosova u njoh si republikë e pavarur pas minuta pasi parlamenti i saj shpalli pavarësinë.