Raportet me Veliajn, Rama: I kam dëgjuar shpesh këto lajme jo për 'krisje' apo 'ftohje', por...

24 Prill, 17:56

SPAK duhet të godasë kudo ku ka prova, tha kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për “Studio Live” në Report Tv, ndërsa hodhi poshtë dhe aludimet për një ftohje të raporteve me kryebashkiakun Erion Veliaj. Kur SPAK vepron dhe shkelësit e ligjit ekspozohen para publikut, Rama tha se është lajm i mirë dhe meritë e PS e cila siç nënvizoi ai ka reformuar drejtësinë e re.