Rasti Balluku, Kuvendi në Kushtetuese: Ministrat gëzojnë imunitetin e deputetit, pezullimi i tyre nga detyra shkel balancën e pushteteve

22 Janar, 12:19 | Përditesimi: 22 Janar, 12:19

Kuvendi parashtroi në Gjykatën Kushtetuese qëndrimin e tyre për rastin e Belinda Ballukut, si palë e interesuar në këtë çështje. Edhe Kuvendi thotë se vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra është një ndërhyrje e pushtetit gjyqësor tek pushteti ekzekutiv. Drejtoresha juridike e Kuvendit, Mimoza Arbi thotë se pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave krijon bllokadë institucionale. Edhe Kuvendi thotë se ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe për pasojë GJKKO nuk e ka kompetencën për ta pezulluar nga detyra.  

 

A.M/Shqiptarja.com