Rasti Balluku, Qeveria kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së: Ministri gëzon imunitetin e deputetit, nuk mund të pezullohet nga detyra

22 Janar, 12:00 | Përditesimi: 22 Janar, 12:00

Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Eriola Shia parashtroi ankimin e qeverisë dhe kërkoi të shfuqizohet vendimi i GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Qeveria argumenton se sipas kushtetutës, edhe një ministër gëzon imunitetin e deputeti, dhe siç këtij të fundit asnjë gjykatë nuk mund t'i pezullojë ushtrimin e mandatit, kjo nuk mund t'i ndodhë as ministrit.

 

A.M/Shqiptarja.com