Reagimet/ Berisha drejt arrestimit! PD mungoi në Kuvend: Mbështesim SPAK, s’bëhemi pjesë e skenarit Rama-Rithemelimi! Bardhi e Meta: Antikushtetuese

21 Dhjetor 2023, 17:04

Votim antikushtetues e kanë konsideruar Ilir Meta dhe Gazment Bardhi vendimin e Kuvendit për autorizimin e arrestimit të Sali Berishës. Kryetari i PL nuk sqaroi pse nuk e ka mbështetur në protesta aleatin e tij, ndërsa PD e Lulzim Bashës nuk mori pjesë në votim në Kuvend, duke e argumentuar me faktin se kaosi i krijuar në seancat parlamentare është një skenar.