Reagon importuesi i 'Wudy': Malli me rrezik është tërhequr, ai që shkarkohet tani është i sigurt, do i konsumoj publikisht me familjen! AKU i papërgjegjshëm

22 Shtator 2022, 21:47

Frigo Food, importuesi i produkteve “Wudy” në Shqipëri, ka reaguar pas thirrjes së AKU për të tërhequr çdo lloj produkti të kësaj marke nga super-marketi. Importuesi bën me dije se të gjitha llojet me prani të bakterit janë tërhequr, ndërsa produktet që tregtohen aktualisht janë të kontrolluara me analiza të bëra në Itali.