Receta e ditës - Bakllava me petë, kadaif e arra dhe mish i marinuar me uthull balsamike / Pjesa e parë

30 Dhjetor 2019, 14:39

Bakllava me petë, kadaif dhe arra

Përbërësit:

500 gr kadaif

500 gr peta bakllavaje

600 gr arra

300 gr gjalp

100 ml vaj Olim

1 lugë kafe kanellë

Sherbeti

1.2 kg sheqer

900 ml ujë

1/2 lëng limoni

2-3 feta limon

Përgatitja:

Fillimisht shkrijmë gjalpin dhe pak vaj. Copëtojmë kadaifin me duar dhe e vendosim atë në një tepsi dhe e vendosim në furrë për 10 minuta, në temperaturën 180 gradë Celsius për ta tharë pak. E spërkatim me  gjalp të shkrirë.

Shtojmë te kadaifi arrat e copëtuara, kanellën dhe i përziejmë mirë së bashku.

Në zjarr vendosim 1 kg 250 gr sheqer, 950 ml ujë, lëngun e gjysmë limoni, 2-3 feta limon dhe e lëmë të ziejë në një temperaturë mesatare nga momenti i zierjes 7-8 minuta dhe e largojmë nga zjarri pas 7-8 minutash të zierjes.

Lyejmë një petë me gjalp dhe e vendosim mbi të petën e dytë, e spërkatim gjithashtu me gjalp.

Vendosim horizontalisht nga skaji i majtë në të djathtë në vijë horizontale me kadaif dhe arra. Mbështjellim petën role dhe e vendosim rolenë në një tepsi të lyer me gjalp. Kështu vazhdojmë derinë përfundimin e petëve dhe kadaifit.

Presim bakllavanë me kadaif në copa dhe e vendosim në furrë për tu pjekur në temperaturë 170-180 gradë Celsius për 30-25 minuta. E nxjerrim tepsinë nga furra dhe e lëmë t’i bjerë temperatura. Kur të jetë gjysmë e ngrohtë e sherbetosim me sherbetin e nxehtë dhe e lëmë derisa sherbeti të përthithet nga bakllavaja me kadaif dhe të ftohet. Atëherë mund ta shërbejmë.