Receta e ditës - Byrek me 3 kulaçka dhe supë me kungull dimri / Pjesa e dytë

25 Nëntor 2019, 15:31

Supë me kungull dimri

Përbërësit:

500 gr kungull i verdhë

1 qepë e vogël

1 copë (100 gr) rrënjë selinoje

1 patate

5 thelpinj hudhra

800 ml lëng perimesh

Kripë dhe piper i zi

2-3 lugë gjelle lëng limoni

Vaj ulliri

Majdanoz

Përgatitja:

 Në një tenxhere të thellë me 2-3 lugë gjelle vaj ulliri kavardisim qepën derisa të zbutet, shtojmë rrënjën e selinosë në kubikë të vegjël, po ashtu edhe pataten, I kavardisim së bashku. Shtojmë hudhrat dhe I kavardisim pak, shtojmë lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta dhe në fund shtojmë kungullin e pjekur ose të zierë. E lëmë të marrë valë për 2-3 minuta. Shtojmë erëzat dhe kripën për të rregulluar shijen dhe kalojmë supën në blender duke e kthyer atë në krem. Shtojmë lëng limoni dhe e servirim duke shtuar pak vaj ulliri në çdo pjatë dhe fara kungulli.