Fasule me pançetë dhe spinaq
Përbërësit:
2 lugë gjelle vaj ulliri
100 gr pançetë ( në kubikë)
3 thelpinj hudhra
250 gr fasule të gatuara
600 gr spinaq
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja: Ngrohim vajin dhe skuqim pançetën derisa të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Shtojmë hudhrën të grirë hollë dhe e gatuajmë për 30 sekonda. Shtojmë fasulet të kulluara dhe i lëmë të marrin një valë për 2 minuta. Shtojmë spinaqin sa të bjerë volumi i spinaqit dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. E lëmë derisa spinaqi të thahet për 2 minuta, shtojmë pançetën nëse e kemi larguar, por mund t’I gatuajmë edhe së bashku. E shërbejmë menjëherë.
Minutat në vazhdim pjekim edhe disa gështenja!