Receta e ditës - Gjizanik dhe tost me patate në tigan / Pjesa e dytë

22 Janar 2020, 12:38

Tost me patate në tigan

Përbërësit:

500 gr patate të ziera

4 lugë gjelle vaj ulliri

4 lugë gjelle niseshte patate

2 lugë gjelle parmixhan i grirë

Kripë

Sallam

100 gr djathë emental

Galetë (bukë e thekur e grirë)

Përgatitja:

Ziejmë patatet për 30 minuta, i qërojmë dhe pasi i kemi prerë më parë, i shtypim me ndihmën e një piruni.

Shtojmë në tasin me patate të shtypura vaj ulliri, 4 lugë gjelle niseshte patateje, ose 3 lugë gjelle galetë, 2 lugë gjelle parmixhan i grirë hollë, e përziejmë mirë pataten me miellin dhe djathin.

Shtojmë pak kripë, e përziejmë mirë dhe e lëmë mënjëanë. Djathin e presim në kubikë të vegjël.

Marrim një lugë brum, e hapim duke i dhënë formë të rrumbullakët ose katrore, vendosim mbi formë një copë djathë dhe një fetë sallam. E mbulojmë duke i dhënë formën e një tosti. Kështu vazhdojmë dhe me të tjerat.

Ngrohim një tigan me vaj dhe i skuqim tostet 5 minuta nga secila anë.