Receta e ditës - Gjizanik dhe tost me patate në tigan / Pjesa e parë

22 Janar 2020, 12:39

Gjizanik

Përbërësit:

1 kg gjizë

5 të verdha veze

2 lugë gjelle miell misri

2 lugë gjelle miell gruri

Nenexhik

1 tufë qepë të njoma

100 gr gjalp

Piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Rrahim të verdhat e vezës, shtojmë pak vaj ulliri, hedhim qepët e njoma të prera në unaza dhe nenexhikun të prerë hollë, nëse është i freskët. Shtojmë miellin e misrit dhe të grurit dhe i përziejmë. Në fund shtojmë gradualisht gjizën. Pasi e trazojmë mirë dhe është krijuar një masë homogjene e vendosim në nje tavë (mundësisht tavë dheu ) të lyer me pak gjalpë. Nivelojmë mirë sipërfaqen e gjizës dhe më pas me anë të një luge formojmë mbi masë gropëza të vogla si dekor. Shtojmë gjalpin e shkrirë me piper të kuq, duke e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen. E vendosim në furrë në 180 gradë Celsius për 20-30 minuta.