Receta e ditës - Karkaleca me hudhër e krem dhe krem maskarpone me kumbulla të marinuara / Pjesa e dytë

26 Korrik 2019, 14:02

Receta e dytë: Krem maskarpone me kumbulla të marinuara

Përbërësit:

500 gr kumbulla të freskëta

5 lgj sheqer

100 ml lëng portokalli ose

1 lk lëkurë portokalli

3 lgj liker bajamesh

1/2 lugë kafe kanellë

400 gr maskarpone

100 ml krem pana

200 gr salcë kosi

150 gr biskota

Përgatitja:

Lajmë, pastrojmë kumbullat nga bërthamat dhe i presim ato në feta ose kubikë. Në një tigan vendosim 3 lugë gjelle sheqer dhe e karamelizojmë deri sa të marrë një ngjyrë të artë. E shuajmë me lëng portokalli ose me liker bajamesh. Shtojmë kumbullat, kanellën dhe e lëmë 1-2 minuta në zjarr dhe e lëmë të ftohet.

Rrahim kremin e panës, salcën e kosit, 1 lugë sheqer, mascarpone dhe i bashkojmë në një tas. Thërrmojmë biskotat dhe I alternojmë ato me shtresa sipas preferencave tona në tasa apo në gota.