Receta e parë: Karkaleca me hudhër dhe krem
Përbërësit:
500 gr karkaleca
3 thelpinj hudhër
2 lgj vaj ulliri
200 ml krem pana
100 ml lëng perimesh ose pule
1 lk hudhër pluhur
1 lk erza të thata mix
30 gr parmixhan i grirë
200 gr spinaq
30 gr domate të thata
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Vendosim spinaqin në ujë të valuar me kripë për 1 minutë. Në një tigan ngrohim vajin dhe skuqim hudhrat e karkalecat për 3 minuta deri sa karkalecat të marrin ngjyrë të verdhë. I largojmë nga tigani dhe I lëmë mënjanë. Në po atë yndyrë shtojmë panën, lëngun e perimeve ose të pulës, 1 lugë kafe hudhër pluhur, erzat e thata, parmixhanin e grirë në rende dhe e lëmë deri sa kremi të marrë trajtë kremoze. Spinaqin pasi e kaluam në ujë të valuar e vendosim në ujë të ftohtë, e shtrydhim dhe e presim vrazhdë.
Kur parmixhani të jetë shkrirë dhe kremi të jetë bërë homogjen, shtojmë spinaqin, domatet e thata, karkalecat dhe e shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur ose me makarona, sipas dëshirës.
Kjo recetë e Zonjës Vjollca kushton 1150 lekë. Sot nuk patëm një fitues, pavarësisht telefonatave të shumta, megjithatë me disa llogaritje të vogla, ju mund të bëheni fitues të 2000 lekëve të reja vetëm duke telefonuar në numrin 044 400 101.