Kek i kripur me djathë dhe erëza
Përbërësit:
3 vezë
1 filxhan çaji kos
1 filxhan çaji vaj Olim
1 filxhan çaji qumësht
1 lugë çaji sheqer
4-5 filxhan çaji miell
1 lugë çaji pluhur pjekës
1/2 lugë çaji sodë buke
1/2 lugë çaji kripë
100 gr djathë i bardhë
1/2 tufë koper
1/2 tufë majdanoz
Susam
12-15 kokrra ullinj
Përgatitja:
Vendosim në një tepsi letër pjekje dhe lyejmë tavën me pak gjalp dhe e spërkatim atë me susam.
Në një tas rrahim 3 vezë, shtojmë kosin, e përziejmë me vezët, shtojmë vajin, qumështin, pak sheqer.
Në një tjetër tas përziejmë produktet e thata, miellin, pluhurin pjekës dhe sodën e bukës. Më pas i shtojmë pak nga pak tek tasi me vezë dhe qumësht, e trazojmë dhe shtojmë pak kripë dhe djathin e thërmuar si dhe erëzat, majdanozin dhe koperin pasi i kemi përzier mirë. Vendosim brumin duke e niveluar në një tepsi. Vendosim sipër disa ullinj dhe e vendosim në furrë, në temperaturë 190 gradë Celsius, për 35 minuta.