Receta e ditës - Kek zebra dhe pulë me speca e patate / Pjesa e dytë

4 Tetor 2019, 12:53

Pulë me speca dhe patate

Përbërësit:

800 gr mish pule

2 qepë

4 thelpinj hudhra

3 speca me ngjyrë

Dafinë

100 gr pure domate

2 patate

500 ml lëng perimesh

4 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Kavardisim fillimisht mishin e pulës derisa të zverdhet. E largojmë mënjëanë dhe e mbulojmë me kapak. Në po atë yndyrë kavardisim qepën e grirë imët dhe hudhrat e copëtuara. I trazojmë derisa qepët të zbuten.

Shtojmë specat e prera në shirita, i përziejmë për 2-3 minuta duke i shtuar më pas patate në kubikë mesatarë, purenë e patates, dafinën, e lemë të marrë pak valë.

Vendosim copët e mishit dhe lëngun e perimeve ose të pulës të nxehtëe plus kripë e piper të zi dhe e lemë të ziejë për 25-30 min në temperaturë mesatare.