Receta e ditës - Kek zebra dhe pulë me speca e patate / Pjesa e parë

4 Tetor 2019, 13:07

Në rubrikën-quiz “Sa kushton receta?”, e vetmja gjë që duhet të bëni është një kalkulim i thjeshtë sesa mund të jetë kostoja e recetave që gatuhen në studion e “Rreze Dielli” nga duar e arta të zonjës Vjollca. Një telefonatë dhe nëse ‘qëlloni në shenjë’, 2 mijë lek do të bëhen tuajat.

Kek zebra

Përbërësit:

4 vezë

200 gr sheqer

150 ml qumësht

100 ml vaj

300 gr miell

1 bustinë  pluhur pjekës

1 bustinë vanilje

2 lugë gjelle kakao

Përgatitja:

Në një tas vendosim 4 vezë të plota, i rrahim duke shtuar gradualisht sheqerin dhe i përziejmë derisa sheqeri të shkrihet dhe shtojmë qumështin, vajin dhe vazhdojmë me përzierjen duke shtuar miellin, pluhurin pjekës, vaniljen dhe i trazojmë mirë. Ndajmë brumin në dy pjesë të barabarta. Njërën pjesë të brumit e përziejmë me kakaon. Lyejmë një tepsi me pak vaj ose gjalp, e pudrosim me miell dhe fillojmë në qendrër të saj hedhim pak brumë të bardhë, dhe mëpas parallel shtojmë pak brumë me kakao, në sasi të barabartë. Kështu vazhdojmë derisa të mbarojë brumi, pra pak brumë të bardhë dhe po në atë sasi brumë me kakao. Vendosim tepsinë në furrë, në temperaturë 180 gradë, për 40-45 minuta.