Receta e ditës - Kofsha pule me perimë të stinës dhe rizoto me panxhar e krem djathi / Pjesa e parë

13 Qershor 2019, 15:16 | Përditesimi i fundit: 2019-06-13 15:18:04

Receta e parë: Kofsha pule me perimet e stinës

Përbërësit:

600 gr kofsha

1 qepë

150 gr karrorta

100 gr selino

200 gr speca mix

200 gr kunguj të njomë

2 thelpinj hudhër

100 ml verë të bardhë

300 gr domate

rozmarinë

kripë+ piper

½ tuf majdanoz

Përgatitja:

Përgatisim lëngun e perimeve. Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim qepën të grirë shumë hollë. Shtojmë orizin dhe e kaurdisim deri sa ai të ngrohet mirë. Shtojmë pak nga pak lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare. Në një blender vendosim panxharin e zier të prerë në copa. Shtojmë në të pak kripë dhe e kthejmë në pure. Fillojmë ta shtojmë pak nga pak tek orizi duke shoqëruar 1 lugë puer panxhari me 1 garuzhde lëng perimesh. Vazhdojmë zierjen për 14-16 minuta. Ndërkohë miksojmë qumësht, djath e niseshte dhe I vendosim në zjarr të ngrohen deri në vlim. Në fund shtojmë tek rizoto 1 lugë gjalp, e trazojmë dhe më pas e shërbejmë duke spërkatur sipër me krem djathi. Vendosim disa fije dhe kubikë panxhari për dekor dhe e spërkatim me majdanoz.