Receta e ditës - Kulaç me arra e djathë dhe kaponata me patëllxhanë / Pjesa e parë

5 Shtator 2019, 12:28

Receta e parë: Kulaç me arra dhe djathë

Përbërësit:

100 gr. kos

2 vezë

80 gr. gjalp

250 ml. qumësht

450-500 gr. miell

Pluhur pjekës

Kripë

80 gr. arra

150 gr. djathë

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët shtojmë kosin, gjalpin e shkrirë, qumështin dhe i përziejmë të gjithë duke shtuar miellin e trazuar me pak pluhur pjekës. Shtojmë pak kripë dhe copëtojmë trashë me thikë arrat dhe i shtojmë në brum. Shtojmë djathin e copëtuar në kubikë të vegjël ose të thërrmuar dhe i bashkojmë mirë me brumin.

Lyejmë tavën me gjalp dhe hedhim brumin në të dhe e nivelojmë mirë. Nëse kemi përdorur maja birre duhet ta lëmë brumin që të vijë për 1 orë. Vendosim kulaçin në furrë për ta pjekur në temperaturë 170ºC për 40 minuta.