Receta e ditës - Kunguj të mbushur dhe cheesecake i ftohtë me limon / Pjesa e dytë

31 Korrik 2019, 12:55

Receta e dytë: Cheescake i ftohtë me limon

Përbërësit:

Baza 200 gr biskota digestive

100 gr gjalp

Kremi: 250 gr kos frutash me limon

250 gr krem djathi

250 gr pana e ëmbël

140 gr sheqer pluhur

50 ml lëng limoni

12 gr fletë xhelatine

Kremi dekorues:

2 limona (lëngu)

100 ml lëng portokalli

70 gr sheqer

20 gr niseshte

1 limon në feta për dekor

Përgatitja:

Grijmë biskotat dhe më pas e përziejmë ato me gjalpin e tretur. Në një tepsi unazë me diametër 23 cm vendosim letër pjekje. Derdhim biskotat të përziera me gjalpin dhe nivelojmë duke e ngjeshur me fundin e një gote. Vendosim tepsinë në akull për 15 minuta. Në një tas me ujë të ftohtë vendosim fletën e xhelatinës për ta zbutur për 10 minuta.

Ndërkohë rrahim panën me rrahëse elektrike deri sat ë na ngurtësohet. Në një tas tjetër bahkojmë kosin e frutave me kremin e djathit e sheqerin dhe I përziejmë mirë.

Më pas bashkojmë kremin e panës me kosin dhe kremin e djathit. I përziejmë mirë të gjitha së bashku në një tas. Shtrydhim një limon dhe lëngun e tij e vendosim në një xhezve. Shtojmë në të xhelatinën e zbutur në ujë të ftohtë. Vendosim xhezven në zjarr dhe e trazojmë vazhdimisht deri sa xhelatina të shkrihet dhe të kthehet në lëng. E largojmë dhe e lëmë ti bjerë pak temperature dhe e përziejmë me kremin. Më pas kremin e shtrojmë mbi bazën me biskota dhe e nivelojmë mirë dhe e vendosim përsëri në frigoriferë në fresk për 3 orë ( në akull për 1 orë).

Për dekorin përfundimtar shtrydhim 2 limona, i përziejmë mirë dhe e vendosim në zjarr për të zier 4-5 minuta. E trazojmë ti bjerë temperature deri sa të vaket. E hedhim mbi kremin e kekut dhe e nivelojmë me kurrizin e lugës. E vendosim përsëri në frigorifer për të ngrirë pjesën e sipërme 30 minuta. Në fund e dekorojmë me feta limoni sipas shijeve tona.