Receta e ditës - Kurabie të buta me mollë dhe sallatë festive (Cheesecake i kripur) / Pjesa e dytë

18 Tetor 2019, 12:10

Sallatë festive (Cheesecake i kripur)

Përbërësit:

200 gr bukë e thekur (intergrale)

100 gr gjalp i tretur

200 gr krem djathi

200 gr salcë kosi

100 gr parmixhan I grirë

50 ml qumësht

6 gr xhelatinë

60 gr rukola

150 gr domate qershi

Rigon

Kripë, piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja: Grijmë bukën e thekur dhe shtojmë gjalpin e tretur në temperaturë të ulët sa të lëngëzohet dhe I përziejmë mirë së bashku. E vendosim në një tepsi keku dhe e ngjeshim mirë bazën e sallatës.

Vendosim xhelatinën në ujë të ftohtë. Pasi e shohim që xhelatina është zhytur, vendosim qumështin të ngrohet dhe shtojmë xhelatinën të shkrijë.

Në një tas vendosim kremin e djathit, salcën e kosit, grijmë shumë imët rukolan dhe ia shtojmë brenda në krem duke ruajtur disa gjethe për dekor. Shtojmë parmixhanin, qumështin me xhelatinën e shkrirë dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit.

Shtojmë kremin e përgatitur mbi bazën, e nivelojmë dhe e fusim në frigorifer për 2 orë.

Ndajmë domatet në dysh, me pak vaj i kalojmë për 5 minuta më tigan, shtojmë rigon dhe kripë. Nxjerrim sallatën tortë të kripur nga frigoriferi dhe pasi shtojmë disa gjethe rukola, e zbukurojmë me domate qershi.