Receta e ditës - Lakror me lakër turshi dhe supë me hudhra / Pjesa e dytë

24 Janar 2020, 13:39

Supë me hudhra

Përbërësit:

400 gr mish pule

1 presh

1 karrotë

1 qepë

1 degë selino

Majdanoz, 2 gjethe dafinë

5-6 thelpinj hudhra

Trumzë e freskët

Kripë dhe piper i zi

2 të verdha veze

100 ml krem pana

Kubikë buke të thekur

Vaj ulliri

Përgatitja:

Në nëj tenxhere vendosim të lidhura bashkë 1 copë presh dhe një karrotë, gjysmë qepë, rrënjën e selinosë, 1 tufë majdanoz, 2 gjethe dafine e tumëz. mbushim tenxheren me ujë dhe dhe e lëmë të ziejë. Kur të fillojë zierja vendosim mishin e pulës dhe e lëmë të valojë për 30-40 minuta.

Largojmë copat e pulës dhe i thërrmojmë me pirun në copëza aq sa mban luga.

Lëngun e perimeve dhe pulës i kullojmë në sitë.

Duhet të kemi mesatarisht 1 litër lëng për supën. Vendosim lëngun dhe mishin e copëtuar dhe i japim një valë. Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim hudhrat e grira me 2 degë tumzë për 1 minutë. Pa i dhënë shumë ngjyrë i shtojmë në tenxhere dhe i lëmë të marrin valë. Në një tas rrahim të verdhat e vezëve, kremin e panës dhe pasi ulim temperaturën, i shtojmë në tenxhere dhe e largojmë sa të fluskojë pak.

Thekim pak bukë në kubikë dhe e shërbejmë supën me bukë të thekur.