Lakror me pulë
Përbërësit:
Brumi:
500 gr miell
1 lugë çaji kripë
1 lugë gjelle vaj
250-300 ml ujë
Mbushja:
1 pulë
600 gr qepë të thata
Vaj
100 gr oriz
1 domate
2 ½ filxhan lëng pule
2 gjethe dafinë
1 lugë kafe nenexhik i thatë
3 kokrra vezë
Përgatitja:
Në një tas sitim miellin, shtojmë kripën, vajin, ujin e vakët dhe fillojmë të punojmë brumin derisa të formohet një brum i lidhur që nëse e presim në thikë brenda të jetë plot me pore. E lëmë brumin të pushojë.
Pastrojmë pulën dhe vendosim thela thela në tenxheren ku po zien uji. Shtojmë kripën dhe e lëmë pulën të ziejë për 25 minuta. Ndërkohë në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kavardisim qepët të prera në fije, (si për sallatë) derisa të zbuten dhe të zverdhen. Shtojmë orizin të shpëlarë paraprakisht dhe e trazojmë disa herë. Shtojmë domaten në rende dhe i kavardisim së bashku. Më pas shtojmë lëngun e pulës së bashku me një gjethe dafine, copat e mishit të pulës dhe i lëmë të ziejnë. Kur të mos ketë më më lëng e largojmë dhe e lëmë të ftohet. Shtojmë nenexhik dhe 2 vezë të plota dhe e përziejmë mbushjen mirë.
Ndajmë brumin në pjesë të vogla dhe i hapim pak, në Rreze 20 cm. I bashkojmë duke i lyer me vaj nga 3 kulaçë, për një petë. E hapim dhe pasi e lyejmë tepsinë, e vendosim duke i lënë anët shumë të dalin jashtë tepsisë. Vendosim tre peta të tilla, pra 3 petë nga 3 kulaçë, ku anët të kenë dalë rreth 10 cm jashtë tepsie. Spërkatim petën me vaj.
Vendosim mbushjen mbi gjithë sipërfaqen e tepsisë. Thelat e mishit i grumbullojmë afër qendrës. Kthejmë anët e gjera e të plota, një të verdhë veze, shtojmë një lugë ujë dhe lyejmë komplet mbushjen nga jashtë. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë, për 20 minuta.