Receta e ditës - Lulelakër në furrë dhe ëmbëlsirë me tre përbërës / Pjesa e parë

8 Tetor 2019, 13:51

Lulelakër në furrë

Përbërësit:

1 kg lulelakër

2 kokrra vezë

1 gotë kos

1 gotë qumësht

100 ml vaj

1 lugë çaji pluhur pjekës

Kripë dhe piper i zi

1 lugë kafe piper i kuq

3 lugë gjelle miell

Majdanoz

4 qepë të njoma

150 gr djathë i butë që shkrin

Përgatitja:

Pastrojmë lulelakrën dhe e presim në lule të vogla. Në një tenxhere me ujë të valuar me kripë vendosim lulelakrën për të zierë, shtojmë në të 2-3 lugë gjelle qumësht për të larguar erën e pakëndshme të saj gjatë zierjes.

E ziejmë për 2-3 minuta dhe e kullojmë.

Ndërkohë në një tas rrahim 2 kokrra vezë, 1 gotë kos, 1 gotë qumësht, vaj, kripë, peper i zi, piper të kuq, miell dhe pluhurin pjekës.

I përziejmë të gjitha së bashku dhe e lëmë mënjënanë.

Lulelakrën e presim në copëza të vogla dhe e përziejmë në tasin  me salsën që përziem në herët dhe shtojmë majdanozin me qepën e grirë hollë. Lyejmë një tavë me vaj dhe shtojmë në të lulelakrën e salcën e përgatitur. E vendosim në temperaturë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 min. E nxjerrim tavën nga furra, e mbulojmë sipërfaqen e saj me djathë të grirë dhe e vendosim përsëri për 15 minuta të tjera.