Receta e ditës - Mish viçi i zier në verë me perime dhe rizoto me bizele dhe domate / Pjesa e dytë

15 Tetor 2019, 12:27 | Përditesimi i fundit: 2019-10-15 12:28:28

Rizoto me bizele dhe domate

Përbërësit:

300 gr oriz

Lëng perimesh

Vaj ulliri

1 qepë

1/4 lugë gjelle hudhër pluhur

100 gr bizele

60 ml verë e bardhë

1 domate

Kripë plus piper i zi

50 gr parmixhan

1 lugë çaji gjalp

Majdanoz

Përgatitja

Vendosim orizin për të zierë vetëm për 10 minuta në lëng perimesh dhe e lemë shumë aldent.

Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kavardisim qepën të grirë imët, shtojmë pak pluhur hudhre dhe e kavardisim derisa qepa të zhytet, shtojmë bizelet, I shuajmë në verë, dhe sapo vera të avullojë, shtojmë orizin.  I trazojmë së bashku, plus domaten në kubik, shtojmë 100 ml lëng perimesh dhe parmixhan, 1 lugë gjelle gjalp dhe I lëmë përbërësit të lidhen. Në fund e shërbejmë me majdanoz dhe të ngrohtë.