Verë e ngrohtë
Përbërësit:
150 gr sheqer
1.5 litër verë e kuqe
6-7 karafil
3 shkopinj kanellë
4-5 aniçe
1 lugë kafe vanilje
Arrëmoskat
Lëkurë limoni
Lëkurë portokalli
3 lugë gjelle lëng limoni
100 ml lëng portokalli
4-5 feta xhinxher
Përgatitja:
Fillimisht lajmë mirë limonin dhe porkokallët. Vendosim një tigan të thatë në të cilin vendosim sheqerin, 400 ml verë (2 gota), duke shtuar më pas të gjithë përbërësit e tjerë.
Lëmë të ngrohet vera në temperaturë të ulët duke e trazuar derisa të trashet dhe të marrë trajtën e një shurupi.
Shtojmë pjesën tjetër të verës dhe e përziejmë për 5-7 minuta derisa të ngrohet plotësisht, por jo të valojë. E shërbejmë të kulluar, ose me përbërësit që janë në tigan.