Receta e ditës - Musaka me lulelakër dhe burani me spinaq dhe oriz / Pjesa e parë

30 Tetor 2019, 12:15

Musaka me lulelakër

Përbërësit:

1 kg lulelakër

1 e 1/2 lugë gjelle miell

1 kokërr vezë

Kripë

Piper i zi

Arrëmoskat

100 gr djathë

 

Për kimën:

Vaj ulliri

500 gr mish i grirë viçi

1 qepë

2 thelpinj hudhra

1 lugë kafe piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

2-3 lugë gjelle parmixhan

6-8 proshutë e papërpunuar krudo

Përgatitja:

Ndajmë lulelakrën në boçe, e shpëlajmë dhe e vendosim në ujë të nxehtë me kripë për të valuar për 10 minuta. E kullojmë dhe e shtypim duke e bërë pure dhe e vendosim më pas në një tas. Shtojmë në tasin me lulelakër miellin, një kokërr vezë, kripë, piper i zi dhe arrëmoskat. E përziejmë lulelakrën dhe e vendosim si bazë në një tepsi. Grijmë djathin hollë dhe e mbulojmë komplet bazën me djathë.

Ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kavardisim mishin e grirë derisa të ndërrojë ngjyrë dhe të zverdhet pak. Shtojmë qepën dhe e përziejmë së bashku për 3 minuta, shtojmë hudhrat e grira imët, piperin e kuq, kripën, piperin e zi, i trazojmë duke vazhduar skuqjen. Mund t’I ndihmojmë herë pas here me pak ujë sa të mos ngjitet.

Kur mishi të jetë gatuar e shpërndajmë duke e niveluar mbi sipërfaqen e mbi sipërfaqen në tavën me lulelakër dhe djathë.

E spërkatim përsëri me djathë të grirë hollë. Shtojmë 40 gr gjalpë, 40 gr miell, 2 gota qumësht, përgatisim beshamelin si zakonisht dhe mbulojmë tavën në të gjithë sipërfaqen.