Receta e ditës - Patate furre me finok dhe qofte me patëllxhanë dhe salcë domate / Pjesa e dytë

7 Tetor 2019, 13:15

Qofte me patëllxhanë dhe salcë domate

Përbërësit:

500 gr patëllxhanë

80 gr parmixhanë

3 lugë gjelle pure domate

1/2 lugë kafe borzilok i thatë

1 vezë

60 gr bukë bajate

Kripë plus piper i zi

50 gr galetë e grirë

100 gr mozzarella

100 gr galetë e grirë për pudrosje

Përgatitja:

 Lajmë, pastrojmë dhe presim në kubikë të vegjël me brinjë 0.5 cm patëllxhanët. Në një tigan me dy lugë gjelle vaj kavardisim patëllxhanët derisa të ulin volumin dhe të zbuten. I largojmë dhe i vendosim  në një tas.

Shtojmë në tasin me patëllxhanë 50 gr parmixhano të grirë hollë plas tre lugë gjelle pure domate, ½ lugë çaji borzilok të thatë, 1 kokërr vezë, 60 gr bukë bajte (të ftohtë) kripë dhe peper i zi, 50 gr galetë të grirë. I përziejmë mirë përbërësit në një tas dhe presim djathin mozzarella në kubikë me brinjë 1 cm.

Formojmë qofte nga masa e përgatitur me patëllxhanë. E bëjmë brumin me pëllëmbë petë dhe vendosim 1 kubik me mozzarella dhe e mbështjellim duke i dhënë formë të rrumbullakët. Kështu veprojmë me të gjitha qoftet.

I kalojmë qoftet në një tas me galetë të grirë dhe më pas i shkuqim në vaj derisa të marrin ngjyrë të artë.

Në një tigan me vaj ulliri, e ngrohim pak vajin dhe shtojmë 200 ml salcë domate, ½ lugë kafe me borzilok dhe i shërbëjmë qoftet të ngrohta.