Receta e dytë: Patate me qumësht dhe djathë.
Një recetë e thjeshtë në tigan.
Përbërësit:
- 600 gr patate
- 1 e ½ e lugës gjalp
- ½ gotë qumësht
- 100 gr djathë kaçkavall i butë
- 2 lugë parmixhan i grirë
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë patatet dhe i presim ato në feta. Lyejmë një tigan me gjalp ambienti dhe sipërfaqen e tiganit e mbulojmë me feta patateje. Mbi patate shpërndajmë përsëri disa cifla të vogla gjalpi. Me ndihmën e një luge spërkatim patatet me 3-4 lugë qumësht.
Shpërndajmë disa feta të holla me djathë të butë kaçkavall, si për shembull djathë prevolo ose emental dhe e pudrosim lehtë me parmixhan.
Shtresën me djathra e mbulojmë sërish me patate dhe përsëri e spërkatim me copëza gjalpi, qumësht, djath të butë dhe parmixhan.
Tiganin e mbulojmë me një kapak dhe e vendosim të ziejë në temperaturë mesatare për 10 minuta. Më pas, tiganin e vendosim në furrë, në grill, për 5 minuta në temperaturën 190°C, derisa siperfaqja të marrë një ngjyrë të artë dhe parmixhani të bëhet krokant.
Kjo recetë mund të serviret me sallatë.