Receta e ditës - Pulë me kërpudha dhe salcë kosi e pjekur në furrë dhe tiramisu pjeshke / Pjesa e dytë

10 Korrik 2019, 14:41

Receta e dytë: Tiramisu pjeshke

Përbërësit:

300 gr biskota savojard

500 gr maskarpone

200 ml pana te ëmbël

500 gr komposto

80 gr sheqer pluhur

100 gr biskota amaret

Lëngu i kompostos

50 ml shurup amareti

Përgatitja:

Në një tas përziejmë pana, sheqer, mascarpone dhe I rrahim së bashku. Kullojmë komposton dhe lëngun e ndajmë veç nga pjeshkat. Tek lëngu shtojmë dhe shurup amareti. Pjeshkët I presim në kubikë duke ruajtur 4 gjysma për dekor. Në një tepsi vendosim biskotat duke i lagur ato më parë me lëng pjeshke. Shtrojmë mbi to një shtresë me maskarpone dhe më pas shpërndajmë pjeshkët në kubikë. Thërrmojmë biskotat dhe i pudrosim pjeshkët. Përsëri shtresë me savojard të lagur me lëng kompostoje. E mbulojmë me maskarpone duke e zbukuruar me feta pjeshke dhe gjethe nenexhiku.