Receta e ditës - Pulë me patate e kos dhe ëmbelsirë me biskota e krem' / Pjesa e dytë

29 Tetor 2019, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2019-10-30 10:11:41

Ëmbëlsirë me biskota dhe krem

Përbërësit:

3 lugë çaji kafe mesatare

600 gr qumësht

Lëkur e 1/2 limoni

200 gr biskota

3 kokrra vezë

4 lugë gjelle sheqer

4 lugë gjelle miell

90 gr lajthi

100 gr çokollatë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim një kafe me pak sheqer si zakonisht. Në një tenxhere vendosim qumështin dhe 2 feta lëkurë limoni. E vendosim në zjarr për të marrë valë.

Në një pjatancë apo tepsi vendosim biskotat duke e mbuluar të gjithë sipërfaqen e enës.

Me kafen e përgatitur lagim të gjitha biskotat duke I spërkatur në tavë aty ku I kemi vendosur.

Në një tenxhere tjetër rrahim 3 vezë, 4 lugë gjelle sheqer, (por lugët jo t’I mbushim plot), i trazojmë me tel dore dhe shtojmë miellin. I trazojmë bashkë derisa të formohet një masë kremoze. Largojmë lëkurën e limonit dhe shtojmë qumështin në enën ku kemi përzierë vezët me sheqer dhe miell. Vendosim tenxheren në zjarr të marrë valë për 4-5 minuta dhe më pas, sa t’I bjerë pak vala e shtojmë dhe e nivelojmë mbi biskota.

E spërkatim sipër me lajthi të pjekura dhe të grira, e lëmë të ftohet dhe më pas e mbulojmë me çokollatë të copëtuar hollë.

E ndajmë në racione dhe përsëri shtojmë çokollatë të copëtuar.