Receta e ditës - Pulë me polentë e perime dhe sallatë me kus kus / Pjesa e parë

31 Maj 2019, 13:35

Receta e parë: Pulë me polentë dhe perime

Përbërësit:

1 pulë 1.2 kg

2 qepë

2 thelpinj hudhër

2-3 speca me ngjyrë

100 ml verë e bardhë

Kripë+ piper të zi

3 domate

4 lgj vaj ulliri

Polenta:

200 gr polentë

800 ml lëng pule

30 gr gjalp

Kripë+ piper të zi

40 gr parmixhan

Përgatitja:

Në një tigan të thellë vendosim 4 lugë gjelle vaj ulliri. Vendosim copat e mishit dhe i kaurdisim ato deri sa mishi të fillojë të zverdhet. Shtojmë qepën e prerë në kubikë jo shumë të vegjël dhe i kaurdisim së bashku deri sa qepa të zbutet. Shtojmë specat në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen e më pas rregullojmë shijen me kripë e piper të zi. Shuajmë mishin dhe perimet me vezë dhe lëmë alkoolin të avullojë. Më pas shtojmë tulin e domateve në kubikë. Vendosim kapakun dhe lëmë mishin dhe perimet të ziejnë në temperaturë mesatare për 15-20 minuta. Ndërkohë përgatisim polentën në një tenxhere. Nxehim lëngun e pulës 800 ml, 30gra gjalp e kripë dhe piper. Pa kaluar lëngu në vlim largojmë tenxheren nga zjarri dhe shtojmë gradualisht polentën, njëkohësisht duke e trazuar vazhdimisht me lugë druri. Vendosim në zjarr për të zier dhe vazhdojmë të trazojmë deri sa polenta të shkëputet nga anët e tenxheres dhe të mos ngjisë. Në fund shtojmë gjysmën e djathit parmixhan të grirë. Polentën mund ta vendosim dhe në tepsi dhe mund ta pjekim në furrë për afro 50 min-1 orë. Në fund e shërbejmë duke e vendosur në qendër të pjatës polentën e spërkatur me parmixhan dhe sipër permiet me copën e mishit. Në fund e spërkatim me pak majdanoz.