Receta e ditës - Rizoto me lule kungulli e kungull dhe sallatë me pulë e perime / Pjesa e dytë

27 Qershor 2019, 13:49

Receta e dytë: Sallatë me pulë dhe perime

Përbërësit:

400 gr fileto pule

2 tufa rukola

pak sallatë jeshile

2 speca

5-6 rrepa të kuqe

6-8 pomodorini

1 karrotë

1 kastravec

lëkurë limoni

Dresing

lëng limoni

3 lgj vaj ulliri

kripë+ piper i zi

6-8 gjethe borzilok

Përgatitja:

Lajmë dhe thajmë barishtet rukolën e sallatën dhe i copëtojmë me dorë. Presim fileton e pulës në feta të holla me trashësi 0,5 cm. e marinojmë atë me kripë e piper të zi dhe pasi kemi ngrohur vajin e skuqim atë nga të dyja anët deri sa të zverdhet pak. Pasi të skuqim, i largojmë në një pjatë dhe I lëmë të ftohen. Limonin e lajmë mirë dhe e thajmë, e grijmë hollë lëkurën e limonit dhe e lëmë mënjanë. Shtrydhim gjysmën e limonit në një tas dhe e bashkojmë me vajin, kripë, gjethe borziloku të grirë shumë hollë. I trazojmë mirë dhe e lëmë mënjanë. Vendosim barishtet e pastruara në një pjatancë, karrotën dhe kastravecin i presim me qëruesen e patateve, specat të prerë shumë hollë në gjysmë rrathë, domatet qershi në gjysma dhe rrepat e kuqe të prera në feta ose gjysmë feta. Shtojmë lëkurën e limonit. Presim fileton e pulës në shirita me gjatësi 5 cm. Në fund përziejmë dresingun dhe marinojmë sallatën.