Receta e ditës - Tartë e kripur me patate dhe speca të mbushur me mish në salcë domate / Pjesa e parë

11 Korrik 2019, 11:35

Receta e parë: Tartë e kripur me patate

Përbërja:

700 gr patate

1 kokërr qepë

150 gr proshutë

2 speca me ngjyrë

100 gr djath të bardhë

4 lgj miell

3 kokrra vezë

80 gr djath kaçkavall i butë

kripë + piper të zi + rigon

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë qepën dhe e grijmë atë në rende ose në kubikë shumë të vegjël. Patatet gjithashtu i qërojmë dhe i grijmë në rende. Bashkojmë më pas në një tas qepë, patate, kripë, piper të zi, rigon, miell, vezë dhe proshutë. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe këtë masë e shtrojmë në një tavë ku kemi vendosur një letër pjekje.

Specat e larë dhe të tharë i presim në kubikë dhe i shpërndajmë mbi bazën e tartës me patate. Presim djathin në kubikë, e shpërndajmë mbi speca dhe në fund të gjithë sipërfaqen e mbulojmë me një shtresë me djath pice. E vendosim tartën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.