Receta e ditës - Tartë me bizele e djathë dhe fileto pule me patëllxhanë e speca / Pjesa e Parë

30 Korrik 2019, 14:30

Receta e parë: Tartë me bizele dhe djathë

Përbërësit:

Për petën:

200 gr miell

100 gr gjalp I ftohtë

70 ml ujë

Pak kripë

Mbushja e tartës:

400 gr bizele

1 kokërr qepë

4 kokrra vezë

150 gr djathë i bardhë

300 gr krem kosi

30 gr parmixhanë

Përgatitja:

Petën mund ta blejmë edhe të gatshme por mund ta përgatisim edhe vetë duke vendosur në grirësen e qepës miellin, gjalpin e ftohtë në kubikë dhe I përziejmë mirë (mund ta përziejmë edhe me duar) deri sa të na formohet një masë e thërrmuar. Shtojmë kripë, shtojmë ujin dhe menjëherë kjo masë do të na mblidhet në një brum të lidhur. E mbështjellim me celefon dhe e vendosim në frigorifer( në ngrirëse) për 30-40 minuta.

Fillimisht e spërkatim petën me pak parmixhan të grirë. Me një garuzhde shtojmë mbi parmixhan masën e përgatitur më parë.  E vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 40 minuta.

Tarta e gatuar nga Zonja Vjollca kushton 580 lekë. Elda nga Shkodra e cila u bë pjesë e quiz-it të sotëm arriti të gjente vlerën e saktë se sa kushton receta dhe në këtë mënyrë u bë fituese e 2000 lekëve të reja. Pjesë e quiz-it dhe fitues gjithashtu mund të bëheni të gjithë ju duke telefonuar në numrin dhe duke gjetur sa kushton receta që po gatuan Zonja Vjollca