Receta e ditës - Tartë me presh dhe Krem brokoli me fasule / Pjesa e parë

4 Nëntor 2019, 14:40

Tartë me presh

Përbërësit:

3-4 presh (vetëm pjesa e bardhë)

100 gr rikota

3 lugë gjelle parmixhan

2 vezë

3 lugë gjelle qumësht

Arrëmoskat

1 petë sfoljat

Përgatitja:

Pastrojmë preshët dhe kryesisht pjesën e bardhë të tij e presim në unaza të holla.

E vendosim në një tigan dhe shtojmë pak ujë (1 filxhan kafeje), I lëmë të ziejnë pak derisa të zbutet, e largojmë nga tigani dhe e vendosim në një tas, ku shtojmë rikotën, vezët dhe parmixhanin.

Në një tepsi vendosim letër pjekjeje dhe mbi të vendosim petën sfoljat, shpojmë sipërfaqen e petës me pirun dhe shtojmë mbushjen me presh.

Në fund mbledhim anët dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius, për 25-30 minuta.