Receta e ditës - Tavë me fasule pllaqi dhe Byreçka me palaçinka / Pjesa e dytë

5 Nëntor 2019, 11:57

Byreçka me palaçinka

Përbërësit:

2-3 vezë

300 ml qumësht

300 ml ujë

270 gr miell

1 lugë pluhur pjekës

1 lugë kafe kripë

2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë

150 gr djathë cheddar

100 gr djathë feta

Përgatitja:

Rrahim vezët në një tas dhe shtojmë në të qumështin, ujin, kripën, pluhurin pjekës, miellin dhe i trazojmë derisa të formohet një masë homogjene (e hollë). Shtojmë majdanozin e grirë hollë dhe bishtat e qepës të grirë hollë.

Lyejmë një tigan me pak vaj ose gjalpë dhe shtojmë një garuzhde nga brumi, i pjekim nga të dyja anët dhe i largojmë.

Vendosim në çdo palaçinkë, në qendër, djathë të bardhë dhe djathë cheddar, i palosim ato në formë katrore dhe i lëmë mënjëanë. Në një tigan hedhim pak vaj Olim dhe i skuqim byreçkat duke vendosur palosjen fillimisht nga poshtë.

I largojmë duke i vendosur në një pjatë me letër kuzhine.

I shërbëjmë të ngrohta të shoqëruara sipas preferencës.