Receta e ditës - Tortë krokante me kungull të verdhë dhe makarona penne me domate dhe ullinj / Pjesa e dytë

31 Tetor 2019, 12:18

Makarona penne me domate dhe ullinj

Përbërësit:

320 gr Makarona penne

Vaj ulliri

3 thelpinj hudhra (të plota)

Pak spec pikant

1 lugë gjelle koperi

6-7 copë açuge

800 gr domate e copëtuar në kuti

100 gr ullinj të zi dhe jeshil

Kripë dhe piper i zi

Majdanoz

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar dhe për të zierë makaronat. Hedhim kripë dhe I lëmë të ziejnë 1 minutë më pak se në etiketë. Në një tigan të thellë ngrohim vaj, shtojmë hudhrat e plota dhe pak spec pikant. Shtojmë koperin e grirë, açuget dhe I kavardisim për 2 minuta.

Shtojmë domatet e grira në kuti, I përziejmë dhe I lëmë të ziejë për disa minuta. Shtojmë ullinjtë, dhe ato të copëtuar, pak majdanoz të grirë hollë. Shtojmë makaronat dhe I lëmë të ziejnë për 1-2 minuta së bashku. I shërbejmë të ngrohta!