Receta 2
Omletë me perimet e stinës
Përbërësit:
100 gr karrota (1 karrotë)
150 gr lakër e bardhë
200 gr spinaq
3 thelpinj hudhra
3 lugë gjelle vaj
Kripë dhe piper i zi
1 lugë gjelle miell
3-4 vezë
Përgatitja:
Pastrojmë karrotën dhe e grijmë me rende. ¼ e një lakre të vogël e grijmë shumë hollë dhe e vendosim në ujë me tas e shpëlajmë mirë dhe e kullojmë dhe e vendosim në një tas me karrotën.
Grijmë spinaqin hollë. Thelpinjtë e hudhrave i presim në copëza të vogla.
Në tigan vendosim 3 lugë gjelle vaj ulliri, hudhrat dhe i kavardisim për 1 minutë.
Shtojmë lakrën e karrotën dhe i kavardisim derisa ato të ulin volumin, shtojmë spinaqin dhe kripën dhe i kullojmë perimet për të larguar ujin e tepërt dhe i vendosim në një tas, shtojmë 1 lugë gjelle miell dhe e përziejmë me perimet e gatuara. Shtojmë 3-4 kokrra vezë (varet nga madhësia).
Ngrohim 3 lugë gjelle vaj, shtojmë vezët dhe perimet dhe vendosim kapakun për 5-8 minuta në temperaturë mesatare. Kthejmë omletën me ndihmën e një pjate dhe përsëri vendosim kapakun dhe për 5 minuta të tjera. E servirim në pjatë të ndarë në 4 pjesë.